YFLD

Përshkrimi

Je një i ri që jeton në bashkinë Kavajë? Jë anëtar i Këshillit Vendor të Kavajës? Dëshiron të mësosh më shumë mbi demokracinë lokale?
Atëherë kjo mundësi është e duhura për ty!

Shoqata Udhëtim i Lire-Liberi di Viaggiare në kuadër të iniciativës “Të Rinjtë për Demokracinë Lokale” ka hapur thirrjen për pjesëmarrës në Akademinë e Demokracisë Lokale.
Qëllimi kryesor i kësaj Akademie është informimi dhe fuqizimi u të rinjve në çështje si: demokracia pjesëmarrëse, advokimi dhe lobimi, dialogu i strukturuar, rolet dhe përgjegjësit e institucioneve, edukimi qytetar, aktivizmi, pjesëmarrja, të drejtat politike, llogaridhënia dhe transparenca. Me baza tek edukimi jo-formal, ky aktivitet synon të pajis të rinjtë me aftësi teknike dhe praktike me qëllim që ata të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike si dhe të advokojnë dhe lobojnë pranë institucioneve për problematikat rinore.

Kriteret e Aplikimit:

Kjo thirrje bazohet tek parimi i gjithëpërfshirjes, transparencës dhe mos-diskriminimit. Thirrja është e hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 15-29 vjeç pa dallim përkatësie gjinore, fetare, rracore apo statusi socio-ekonomik. Kjo thirrje nxit maksimalisht të rinjtë që vijnë nga zona rurale, të rinj me mundësi të pakta socio-ekonomike apo të rinj që janë në hapat e pare të aktivizmit dhe qytetarisë aktive.

Kriteret e Vlerësimit:

Kriteret e vlerësimit do të bazohen tek motivacioni i pjesëmarrësve për të marrë pjesë në këtë akademi si dhe disponueshmërinë e tyre për të marrë pjesë gjatë të gjitha ditëvë të zhvillimit të saj. Vetëm fituesit do të njoftohen pas fazës përzgjedhëse.
Për të aplikuar në këtë thirrje është e domosdoshme të plotësoni formularin e aplikimit duke klikuar KËTU
Për të qënë fitues në këtë thirrje ju duhet të përmbushni kushtet në vijim:

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur nga data 5 deri me 20 Gusht 2022.

sq