“Në vizionin demokratik, liria e arritur nga një rend demokratik është mbi të gjitha liria e vetëvendosjes në
marrjen e vendimeve kolektive dhe detyruese: vetëvendosje e qytetarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë
si të barabartë politikë në bërjen e rregullave dhe ligjeve sipas të cilat do të jetojnë së bashku si qytetarë”.
– Robert Dahl, Demokracia dhe kritikët e saj, 1989
“Të drejtat që nuk rrjedhin nga detyra e kryer mirë nuk ia vlen t’i keni.”
– Mohandas K. Gandhi
“Nuk ka asnjë model të vetëm demokracie, apo të të drejtave të njeriut apo të shprehjes kulturore për të gjithë botën.
Por për të gjithë botën, duhet të ketë demokraci, të drejta të njeriut dhe shprehje të lirë kulturore”.
– Kofi Annan, Viti i 50-të i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, 1997